21-vjeçari shqiptar Denaldo Meta i cili u dërgua në paraburgim ka pranuar se ishte kopshtar në një fermë kanabisi në Nottingham. Ai u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u paraqit në Gjykatën e Nottingham Crown.
Avokatja e 21-vjeçarit ka deklaruar para gjykatës se ai ishte një emigrant i paligjshëm, çdo dënim do e kthenete atë në Shqipëri. Ndërsa prokurori u shpreh se ai ka pasur rol të vogël për një kohë të shkurtër.
Ndërkohë seanca e rradhës do të jetë në 16 janar, ndërsa deri në atë datë ai do të duhet të qëndrojë në paraburgim.
Shqiptari u arrestua gjatë një kontrolli të policië në një ndërtesë, ku kishte informacione se kultivohej droga e klasës B. Oficerët zbuluan më shumë se 300 bimë kur ata bastisën shtëpinë në Wollaton Hall Drive, Lenton, mëngjesin e 26 nëntorit.