Më 22 dhjetor 2024, një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë u përplas me godinën e spitalit Muğla, duke shkaktuar vdekjen e katër personave, anëtarë të personelit shëndetësor.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, kur helikopteri po tentonte të ngrihej pas një ditë vonese për shkak të motit të keq.
Gjatë ngritjes, ai u ndesh me mjegull të dendur dhe përplasi katin e fundit të spitalit, duke rënë në oborr.