Sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës kanë shkaktuar të paktën 17 viktima palestinezë, përfshirë 8 të vrarë në një shkollë që strehohej nga familje të zhvendosura.
Mjekët raportuan se tetë persona, përfshirë fëmijë, humbën jetën në shkollën Musa Bin Nusayr në qytetin e Gazës.
Po ashtu, katër palestinezë u vranë nga një sulm ajror që goditi një makinë, ndërsa pesë të tjerë u vranë në sulme të tjera në Rafah dhe Khan Younis.