Më 21 dhjetor 2024, në fshatin Shkallë të Konispolit ka shpërthyer një konflikt i dhunshëm mes dy grupeve të rinjsh.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe ka përfshirë të paktën 6 persona. Dy prej tyre, Amarildo Saliko (19 vjeç) dhe Flori Pasho (22 vjeç), janë plagosur rëndë me sende të forta dhe janë transportuar në spitalin e Sarandës.
Ata kishin pasur çara në kokë. Policia ka shoqëruar 4 persona dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të konfliktit.