Festat e fundvitit kanë shkaktuar një fluks të madh emigrantësh që rikthehen në Shqipëri për të kaluar ditët festive me familjet e tyre.
Sipas informacionit nga policia kufitare, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 6,303 hyrje dhe 2,444 dalje. Për të përballuar këtë fluks, autoritetet shqiptare kanë rritur numrin e sporteleve, duke i alternuar ato sipas nevojës.
Fluksi më i lartë pritet të vijë gjatë vigjiljes së Krishtlindjes dhe në ditët e fundit të vitit.