Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për marrjen e masave parandaluese për shmangien e përmbytjeve, pas parashikimeve për reshje intensive shiu. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, nga sot pasdite, reshjet do të jenë të dobëta në të gjithë vendin, por më 23 dhjetor priten reshje intensive, veçanërisht në qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër.
Në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje do të ketë reshje dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport. Ministria apelon për bashkëpunim dhe reagim të shpejtë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të minimizuar pasojat.