Familja e volejbollit shqiptar dhe të gjithë ata që e njohën njoftojnë ndarjen nga jeta të Maksim Pekmezit, një prej emrave të shquar të këtij sporti gjatë viteve ’80-’90.
Maksim Pekmezi u shpall kampion kombëtar me ekipin e të rriturve të Dinamos, duke lënë një trashëgimi të vyer në historinë e volejbollit shqiptar.
Përkushtimi i tij në sport dhe aftësitë që e bënë të spikasë, e renditën si një figurë të dashur dhe të respektuar, jo vetëm për ekipet Dinamo dhe Dajti, por edhe për të gjithë ata që ndanë fushën e lojës me të.
Federata Shqiptare e Volejbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e Maksimit në këtë humbje të parakohshme.