-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ANSA: Në janar Meloni nis dërgimin e emigrantëve në Shqipëri

Kryesoret

ANSA njofton se në janar qeveria italiane synon të rifillojë transferimet e emigrantëve në Shqipëri. Përforcuar edhe nga vendimi i Gjykatës së Lartë i datës 19 Dhjetor, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njofton se ka bërë thirrje sot për një takim mbi temën për të kuptuar se si të vazhdohet me ekzekutimin e marrëveshjes, raporton Ansa.

Marrëveshja Shqipëri-Itali për vendosjen e emigrantëve të paligjshëm në Shëngjin ka hasur në pengesa për shkak të gjykatave italiane që e kanë kundërshtuar vendosjen e refugjatëve në kampet shqiptare.

Për të kapërcyer këtë pengesë, qeveria italiane, përmes një dekreti, e kaloi përgjegjësinë për vendimet e paraburgimit nga magjistratët e seksioneve të imigracionit tek Gjykatat e Apelit, me shpresën për të marrë vendime të favorshme. Masa fillon aplikimin 30 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit, pra më 11 Janar.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë vitit 2024 është shënuar një rënie e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Itali përmes detit, në 65 mijë krahasuar me 153 mijë në vitin 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit