-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Elvana Gjata pas vendit të dytë në Festivalin e Këngës: Asnjë lot nuk është final!

Kryesoret

Elvana Gjata ka reaguar pas renditjes së saj të dytë në Festivalin e Këngës, ku konkuroi me këngën “Karnaval” dhe nuk arriti të fitojë, duke u pasuar nga “Shkodra Elektronike”.

Ajo iu drejtoi një mesazhi fansave të saj, duke i inkurajuar që të mos mërziten për rezultatin.

“Ju dua, ju dua shumë. Faleminderit me gjithë zemër. Mos harroni që jeta është një karnaval dhe asnjë lot nuk është final. Ju dua shumë, mos u mërzisni të gjithë fansat e mi që kanë ardhur të më mbështesin, jeta më ka mësuar që 10 herë të bie, 11 herë do të ngrihem”, tha këngëtarja, para se të largohej nga skena.

Pavarësisht zhgënjimit që shprehu pas shpalljes së rezultateve, Elvana falënderoi fansat për mbështetje dhe theksoi se jeta është si një “karnaval”. Ky është hera e dytë që këngëtarja përfundon e dyta në Festivalin e Këngës, pas edicionit të 58-të, kur Arilena Ara u shpall fituese. Pas shpalljes së rezultatit, Elvana nuk i dha dorën fitueses dhe u largua nga skena pa marrë pjesë në emisionin post-festival.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit