Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo janë të ftuar ku po diskutojnë në lidhje me protestën që u zhvillua sot nga opozita.
Gazetari Arbër Hitaj ironizoi Telitin duke thënë se Partia Demokratike munde ta quajë edhe një atentat të organizuar nga Rama, por nuk ishte i tillë.
“Mund të themi edhe që ishte antantat i organizuar nga Rama, por nuk ishte i tillë. Gjekmarkaj është rrëzuar, ka humbur ndjenja dhe në rrëmujë e sipër ka thënë vetë Balliu që është shkelur nga protestuesit. Fillimisht u tha që ishte goditur, pastaj u shkel nga protestuesit. Ne mund të themi shumë skenarë, por real është ky që Gjekmarkaj pati një gjendje të fikti. I uroj shërim të shpejtë”, tha Hitaj.