Deputetja e Partisë Demokartike Albana Vokshi ka reagur në lidhje me kërkesën që GJKKO bëri sot për të ashpërsuar akuzat për ish ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj.
Vokshi në një deklaratë për mediat u shpreh se komisioni hetimor bëri atë që SPAK nuk e bëri në hetimin e tij ndoqi paratë dhe zbuloi një rrjet të tërë kompanish të ngritura nga individë, komapni të cilat kanë zhdukur jo pak po rreth 50 000 000 euro.
“Komisioni hetimor ka zbuluar dhe faktuar kompanitë e krijuara nga Ilir Rapaj, në emrin e tij, të afërmve e miqve të tij, dhe si kanë lëvizur dhe ku kanë shkuar dhjetëra milionë EURO.
Sot GJKKO pas zbardhjes së kësaj skeme nga ky Komision ka vendosur të rëndojë akuzat për këta shtetas duke i quajtur tashme NJË GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL.
GJKKO ka kërkuar dhe hetimin e shtetasit Italian Umbro Stachini i cili, së bashku me Elisabeta Anzanelo, REFUZUAN disa herë të paraqiteshin për të dëshmuar para Komisionit hetimor.
Partia Demokratike, dhe unë personalisht, në ditët në vijim do të publikojmë raportin e plote të deputetëve të opozitës në
Komisionin Hetimor, do të depozitojmë një kallëzim të ri penal për të gjithë rrjetin e kompanive të krijuara nga kjo organizatë kriminale, dhe do të kërkojmë sekuestrimin e të gjitha aseteve të këtyre individive, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Itali.
Pas 12 viteve në pushtet të Rilindjes dhe parullës “Shëndetësi falas”, sot Shqiptarët jo vetëm po vidhen, por dhe po vriten në dyert e spitaleve nga mungesa e shërbimit dhe e ilaceve.”, tha Vokshi.
Ajo theksoi se sot është dita që duhet të protestojmë për të drejtën kushtetuese për shërbimin hëndetësor cilësor. Deputetja u shpreh që në orën 17:00 në marshim në Tiranë për një jetë dinjitoze për çdo shqiptar.