-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Interpol Tirana ekstradon 6 shqiptarë për krime të rënda

Kryesoret

Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin e 6 shtetasve shqiptarë nga Italia dhe Kroacia, të cilët akuzohen për një sërë veprash penale, përfshirë trafikimin e narkotikëve, krim të organizuar, vjedhje dhe falsifikim dokumentesh.

Personat e ekstraduar janë:

Shpëtim Memolla, 52 vjeç, u ekstradua nga Italia, i dënuar me 8 vjet e 8 muaj për trafikim narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni në kuadër të një grupi kriminal.

Gentian Kadillari, 46 vjeç, gjithashtu nga Italia, i dënuar me 5 vjet e 11 muaj për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentesh.

F. Ll., 28 vjeç, nga Italia, i arrestuar për prodhim dhe shitje narkotikësh.

E. G., 45 vjeç, nga Italia, i akuzuar për trafikim narkotikësh.

O. Sh., 19 vjeç, nga Kroacia, i dënuar në Shqipëri për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Sh. T., 30 vjeç, nga Italia, i dënuar për largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit