Gara e famshme e çiklizmit, ‘Giro d’Italia’ sezonin e ri do e fillojë aktivitetin nga Shqipëria me tre etapa (9-11 maj 2025).
“Tre turnet, etapat e para të nisjes së madhe të Giro D’Italia në vitin 2025 do të realizohen në tre bashki të Shqipërisë, Tiranë, Durrës dhe Vlorë”. Kështu njoftoi sot qeveria shqiptare krah italianëve në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria është zgjedhur për nisjen e madhe 2025. “E di që zgjedhjet janë shumë, duhet të vëmë gishtin, ka shumë vende që konkurrojnë, ka 15 vjet që është vendosur, jam i lumtur që kemi mundur shumë të tjerët që janë më të mëdhenj dhe më të pasur. Ka një konkurrencë të pabesueshme.
Kam thënë gjithmonë që Shqipëria është një Itali e vogël. Tani jemi një Itali në anën tjetër të vendit, mirëpret një ngjarje të madhe sportive. Do kërkojmë të bëjmë dhe nisjen e 2026. Kjo është pak, por e sigurt”, theksoi Rama.