-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD: SPAK heshti për 4 vjet, zbardhëm për 5 muaj aferën korruptive të ‘Sterilizimit’

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar pasi gjykata e Posaçme i kërkoi SPAK-ut që të rëndonte akuzat ndaj ish-ministrit Ilir Beqja, ish-zv/ ministrit dhe biznesmenit që fitoi koncesionin e Sterilizimit. Vokshi thotë se SPAK-u heshti dhe se ishte PD me komisionin hetimor që zbardhi aferën e koncesionit në shëndetësi.

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, ALBANA VOKSHI

Struktura e Posaçme hetoi per 4 vite rresht aferën korruptive të sterilizimit, dhe tentoi të mbulonte faktet flagrante që bënin fajtor Ilir Beqajn, Ogerta Manastirliun, Ministrin e Financave dhe vetë Edi Ramën.

Për këtë aferë Partia Demokratike kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor.

Edhe pse u bllokua në mënyrë të vazhdueshme nga Mazhoranca, edhe nëpërmjet nënkryetarit të emëruar, një personi nën akuzë për abuzim shpërdorim detyre, Plarent Ndreca, opozita arriti të zbardhte një skemë të mirfilltë kriminale në vjedhjen e parave publike.

Atë që ne bëmë për 4 – 5 muaj, nuk e bëri dor SPAK për më shumë se 4 vjet.

Komisioni hetimor faktoi sesi Ilir Beqaj ne bashkëpunim me Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Umbro Stachini kishin falsifikuar dokumentacionin për të përfituar këtë kontratë koncensionare.

E gjitha kjo me bekimin e Edi Ramës.

Komisioni hetimor, bëri atë që SPAK nuk e bëri në hetimin e tij, ndoqi paratë dhe zbuloi një rrjet të tërë kompanish të ngritura nga këta individë, kompani të cilat kanë zhdukur jo pak por rreth 50.000.000 euro.

Komisioni hetimor ka zbuluar dhe lidhjen korruptive të Klodian Rrjepaj me kompaninë Alba Light, lidhje e cila është fshehur nga SPAK.

Komisioni hetimor ka zbuluar dhe faktuar kompanitë e krijuara nga Ilir Rapaj, në emrin e tij, të afërmve e miqve të tij, dhe si kanë lëvizur dhe ku kanë shkuar dhjetëra milionë EURO.

Sot GJKKO pas zbardhjes së kësaj skeme nga ky Komision ka vendosur të rëndojë akuzat për këta shtetas duke i quajtur tashme NJË GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL.

GJKKO ka kërkuar dhe hetimin e shtetasit Italian Umbro Stachini i cili, së bashku me Elisabeta Anzanelo, REFUZUAN disa herë të paraqiteshin për të dëshmuar para Komisionit hetimor.

Partia Demokratike, dhe unë personalisht, në ditët në vijim do të publikojmë raportin e plote të deputetëve të opozitës në Komisionin Hetimor, do të depozitojmë një kallëzim të ri penal për të gjithë rrjetin e kompanive të krijuara nga kjo organizatë kriminale, dhe do të kërkojmë sekuestrimin e të gjitha aseteve të këtyre individive, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Itali.

Pas 12 viteve në pushtet të Rilindjes dhe parullës “Shëndetësi falas”, sot Shqiptarët jo vetëm po vidhen, por dhe po vriten në dyert e spitaleve nga mungesa e shërbimit dhe e ilaceve.

Ndaj sot është dita që të gjithë të protestojmë, edhe për të drejtën kushtetuese për shërbim shëndetësor cilësor.

Sot në orën 17.00 në Marshimin në Tiranë

Për një jetë dinjitoze për cdo shqiptar!

Për të rikthyer liritë dhe të drejtat!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit