Për shkak të kushteve të paqendrueshme të motit, lundrimi i tragetit “AF Marina” nga Porti i Durrësit drejt Barit, Itali, është pezulluar deri në normalizimin e situatës. Kompanitë e lundrimeve njoftuan se vonesat në mbërritje dhe bregëzimin e trageteve kanë ndodhur për shkak të kushteve të motit të përkeqësuara, sipas parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit.
Po ashtu, trageti “AF Franceska” do të kryejë lundrim pa pasagjerë për shkak të motit të keq. Në terminalin e kontenierëve, proceset operacionale vijojnë pa ndërprerje, ndërsa puna është pezulluar në terminalin e mallrave dhe atë rifuzo për shkak të erës së fortë dhe reshjeve intensive. Situata pritet të normalizohet në orët në vijim.