Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore në të gjithë Shqipërinë.
Ky program i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit synon të nxisë dashurinë për leximin tek nxënësit. Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se “në këtë prag festash, nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri.”
Ai po ashtu shprehu mirënjohjen dhe urimet për një javë të mbarë.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe në këtë prag festash, ku nuk ka dhuratë më të bukur sesa libri, nga shkolla “Ardian Klosi”, nisim shpërndarjen e mbi 20 mijë librave artistikë për bibliotekat shkollore në të gjithë vendin, në kuadër të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për nxitjen e dashurisë për leximin tek nxënësit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.