Njësitet e policisë në Prishtinë kanë sekuestruar një sasi të madhe armësh të ftohta gjatë një operacioni në tregun e automjeteve.
Katër persona janë shoqëruar për intervistim, nën dyshimin për shitje dhe transport të armëve të paligjshme.
Pas intervistimit, ata janë liruar me vendim të prokurorit.