Në emisionin 5 pyetjet nga Babaramo po diskutohet protesta e opozitës që u zhvillua sot.
Koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike Dorjan Teliti u shpreh se deputeti Agron Gjekmarkaj gjatë përlasjes me policinë humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë.
“Ne protestojmë para kryeministrisë, para bashkisë, në çdo aks. Janë dy gjëra të ndara protesta kundër Ramës dhe Bashkisë, largimi i Ramës nuk do të thotë largimi i Veliajt. Dhe protesta kundër Veliajt nuk do të thotë largimi i Ramës. Ne protestojmë për qeveri teknike dhe zgjedhje të barabarta. Kjo është beteja që kemi për 11 majin. Çfarë e prek Veliajn nëse ikën Rama, qëndron po në zyrën e vet. Protesta do përfundojë kur të arrihet qëllimi. Qëllimi ynë përfundimtar ende nuk është realizuar. Po, jemi në rrugën e duhur. Ende nuk e kemi realizuar se jam vijon ende të jetë në detyrë. Gjekmarkaj është dhunuar nga policia, ka përfunduar pa ndjenja, është shtruar te Trauma. Nuk është një goditje e lehtë. Policia mund të mohojë çdo gjë. Edi Rama ka mohuar edhe që Shqipëria u kanbizua. Ne dimë realitetin”, tha Teliti.