Kënga “Zjerm” e grupit “Shkodra Elektronike” fitoi vendin e parë në edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025.
Me një total prej 143 pikësh nga kombinimi i jurisë dhe publikut, “Zjerm” mundi konkurentët e tjerë dhe siguruan fitoren pas një gare të ngushtë. Edhe pse votat e diasporës e renditën Elvana Gjatën në vendin e dytë, rezultatet e mesazheve SMS nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e dhanë fitoren për “Shkodrën Elektronike”.
Tani, grupi do të fillojë përgatitjet për sfidën më të madhe në muzikën evropiane, Eurovision 2025.