Në ceremoninë e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantë dhe studentët më të mirë, ishin pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Shtetitit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi.
Kryeministri i ka përgëzuar studentët në arritjet e tyre dhe u shpreh se nuk do tu mungojnë rrugët për të shkuar në çdo cep të dijes që ka bota vetm falë tekonologjisë.
Ndërsa Manastirliu vlerësoi nxënësit ekselentë për përshkutimin dhe arritjet e tyre.
“Ju sot jeni nxënës të shkëlqyer me mesatare 10 absolute dhe gjithashtu studentë ekselentë në universitete, duke na bërë krenarë dhe duke frymëzuar nxënës të tjerë. Medalja e artë nuk është thjesht një simbol i suksesit tuaj akademik, por një dëshmi e punës suaj të palodhshme. Ajo është një kurorëzim i përpjekjeve tuaja dhe të prindërve tuaj, të cilët sot janë të lumtur dhe krenarë për këto arritje. Ju jeni kartolina më e bukur e këtij fundviti, një kurorëzim i një pune të përbashkët të familjes dhe të sistemit arsimor. Ju, ekselentët tanë, do të na nderoni kudo që të shkoni.”, u shpreh Manastirliu.
Ajo theksoi se arsimi i lartë po ecën me hapa të sigut drejt ndërkombëtarizmit.