-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasadori britanik në Kosovë bën thirrje KQZ-së: Procesi zgjedhor ligjor, jo politik

Kryesoret

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të mos e certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ai ka kërkuar që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe mbi bazën e procedurave ligjore, duke theksuar se nuk duhet të ndikohen nga interesat politike. Në një postim në Facebook, Hargreaves gjithashtu ka kërkuar që KQZ-ja dhe anëtarët e saj të marrin parasysh kërkesën për certifikimin e Listës Serbe, duke siguruar një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

“I bëj thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të sigurohet që procesi zgjedhor të zhvillohet me integritet dhe mbi bazën e procedurave të duhura ligjore dhe jo të interesave politike”, ka shkruar ai.

“Ne presim që KQZ-ja dhe të gjithë anëtarët e saj të marrin në konsideratë certifikimin e Listës Serbe sipas zbatimit gjithëpërfshirës, transparent dhe të fuqishëm të rregulloreve përkatëse”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit