-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bora zbardh Shqipërinë, akse të bllokuara dhe vështirësi në qarkullim

Kryesoret

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e Shqipërisë, duke shkaktuar vështirësi në akset kryesore rrugore. Aksi rrugor bypass Qafë Murrizë në Dibër është bërë i pakalueshëm, ndërsa aksidentet e tjera si “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan” po përjetojnë vështirësi për shkak të reshjeve intensive të dëborës.

Në Kukës, ka borë në të gjitha akset, por pa probleme të mëdha për qarkullimin. Ndërkohë, në Shkodër, borëpastrueset janë duke punuar për të mbajtur rrugët të kalueshme. Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit ka mbetur i bllokuar për disa orë dhe dhjetëra automjete janë të bllokuara për shkak të reshjeve. Në Qaf Shtamë, trashësia e borës ka arritur deri në 15 cm.

Në juglindje, reshjet e borës kanë prekur edhe Voskopojën, ku trashësia e borës ka arritur deri në 5 cm. Policia ka apeluar për përdorimin e gomave dimërore për të siguruar qarkullimin e sigurt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit