Emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit kanë filluar të kthehen për festat e fundvitit, duke shkaktuar një fluks të shtuar kalimtarësh në pikat doganore.
Në Doganën e Kapshticës, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5655 hyrje dhe 2527 dalje, ndërkohë që në Doganën e Qafë Thanës janë regjistruar 2607 hyrje dhe 2519 dalje.
Autoritetet doganore janë në gatishmëri të plotë dhe kanë organizuar sportele të alternuara për të përballuar fluksin e madh.
Megjithatë, pritet që numri i emigrantëve që kalojnë kufirin të mbetet i lartë gjatë ditëve të ardhshme, pasi shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi pritet të kalojnë festat në atdhe.