Deputeti Xhelal Mziu ka ironizuar kolegun Agron Gjekmarkaj pas incidentit gjatë protestës, kur ai u dërgua në spital. Mziu shkroi në rrjetet sociale se Gjekmarkaj është “me fat që është gjallë”, duke aluduar se ai “nuk ka shtyllë kurrizore”.
Gjekmarkaj humbi ndjenjat gjatë protestës, dyshohet pas një përplasjeje me policinë, dhe u ndihmua nga protestuesit.