Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka pranuar publikisht se Izraeli qëndron pas vrasjes së liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, që ndodhi në korrik të këtij viti në Teheran. Ky është pranimi i parë i Izraelit për këtë operacion, i cili ka shkaktuar reagime të fuqishme ndërkombëtare.
Në të njëjtën kohë, Katz kërcënoi drejtpërdrejt udhëheqjen e rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen, të cilët vazhdojnë të kërcënojnë Izraelin me sulme.
Ai theksoi se Houthis do të përballen me të njëjtin fat, duke përmendur goditjen e infrastrukturës strategjike të tyre dhe “gjymtimin e udhëheqjes”, ashtu siç ndodhi me Haniya, Sinëar (aleat i Hamasit) dhe Nasrallah (lider i Hezbollahut) në operacione të ndryshme në Teheran, Gaza dhe Liban.