16 ton mbetje të ngarkuar me kamion me destinacion Shqipërinë janë sekuestruar në Portin e Ankonës nga Guardia di Financa dhe autoritetet doganore italiane.
Mediat italiane raportojnë se mbetjet i përkisnin një kompanie eksportuese italiane, e cila kishte tentuar të kontrabandonte mbetjet drejt vendit tonë.
Gjatë kontrollit u vu re se brenda thasëve kishte mbetje toksike, rrobash dhe pëlhurash, të cilat janë klasifikuar si potencialisht të rrezikshme për mjedisin.
Mediat njopftuan se kryen sekuestrimin e ngarkesës dhe ndaj pronarit të kompanisë janë ngritur dy akuza në gjendje të lirë, ajo e trafikut të paligjshëm të mbetjeve dhe falsifikim dokumentesh.