Sot, 24 dhjetor, moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites, më të theksuara në veriore dhe në disa zona të Qendrës.
Pasdite, pritet përmirësim, me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme. Temperaturat do të variojnë nga -5°C në zonat malore deri në 13°C në jug.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë, me shpejtësi deri 45 km/h dhe dallgëzim mbi 3 ballë në brigjet detare.