Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një fabrikë municionesh në lagjen Karesi të Balikesir në Turqi, duke shkaktuar të paktën 12 viktima dhe 3 të plagosur.
Guvernatori i rajonit, Ismail Ustaoglou, ka konfirmuar ngjarjen e rëndë. Sipas informacioneve të para, shpërthimi dyshohet të ketë qenë aksidental, ndërsa deri tani nuk ka të dhëna për mundësinë e sabotimit.
Hetimet janë duke vazhduar për sqarimin e plotë të shkaqeve të shpërthimit.