-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si u zbulua tentativa për transportimin e 16 tonëve mbetje nga Italia në Shqipëri

Kryesoret

Një rast i trafikut të paligjshëm të mbetjeve drejt Shqipërisë është zbuluar nga autoritetet italiane. Një kompani italiane po tentonte të transportonte mbi 16 ton mbetje urbane nga Ankona në Shqipëri me një kamion që do të ngarkohej në një mjet lundrues për të arritur në Durrës.

Pas inspektimeve, autoritetet konstatuan mospërputhje të dokumentacionit dhe kryen kontroll fizik të ngarkesës. Analiza e bërë nga ekspertët e Agjencisë Rajonale për Mbrojtjen e Mjedisit (Arpam) e klasifikoi mallin si mbetje komunale, që mund të kenë rrezik potencial për mjedisin dhe kërkojnë një kontroll të rreptë. Riklasifikimi i mallrave nënkuptonte që kjo dërgesë duhej të shoqërohej me procedura të veçanta dhe me një autorizim paraprak të shprehur nga vendi pritës.

Në këtë rast, Shqipëria ndalon importimin e këtij lloji mbetjesh, ndaj u ndërmor sekuestrimi i ngarkesës. Hetimet kanë vijuar për të zbardhur lidhjet e kompanisë, dhe përfaqësuesi ligjor i saj është nën hetim për krimet e trafikut të paligjshëm të mbetjeve dhe mashtrimin e kryer gjatë deklaratave doganore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit