Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vizituar Katedralen Katolike në Tiranë për të uruar besimtarët me rastin e Krishtlindjeve. Gjatë vizitës, Berisha u prit nga Arqipeshkvi i Kryedioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, Imzot Arjan Dodaj.
Në fjalën e tij, Berisha theksoi rëndësinë e Lindjes së Krishtit duke e cilësuar atë si “ngjarjen më të madhe në historinë e njerëzimit”, dhe theksoi ndikimin e jashtëzakonshëm të Krishtit në vlerat dhe moralin e qytetërimit njerëzor.
Ai po ashtu vlerësoi Papa Gjon Palin II, duke e quajtur atë një “kolos të njerëzimit”.