Një krim i tmerrshëm ka tronditur Metoqin mëngjesin e së martës, ku Elvira Tahiraj dyshohet të ketë vrarë bashkëshortin e saj, Llazar Tahiraj, me sëpatë. Viktima u gjet i pajetë nga vajza e çiftit, e cila, në momentin e zbuluar të krimit, humbi ndjenjat dhe u dërgua menjëherë në spital.
Sipas kryeplakut të fshatit, i cili dha një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur”, Llazari kishte dërguar vajzën e vogël te e motra për të kaluar natën, pasi shëndeti i gruas ishte përkeqësuar.
“Do të kujdesem unë sonte për të”, i kishte thënë viktima të bijës, sipas kryeplakut të fshatit.
“Elvira ishte e sëmurë me epilepsi dhe nuk dilte shumë jashtë. Për lajmin më njoftoi dhëndri i çiftit, më mori në telefon në orën 08:30. Ishte vajza ajo që gjeti trupin e pajetë, pasi kishte shkuar të flinte nga e motra, gjë që e bënte sa herë shëndeti i së ëmës përkeqësohej. Ishte ajo që ka gjetur edhe babanë rreth orës 08:00- 08:30 të mëngjesit. Vajzës i ka rënë të fikët dhe e kanë çuar menjëherë në spital. Llazari ishte shumë punëtor, punonte në 2 3 punë për të rritur vajzat”, tregoi ai.
Kryeplaku u shpreh se: Vajza rrinte më shumë brenda me të ëmën, nuk ishte e shoqërueshme. Vetëm në shtëpi rrinte me nënën e saj.
Vrau burrin me sëpatë, 49-vjeçarja pranon krimin: Kam tentuar ta vras edhe herë tjetër