Policia italiane ka goditur një bandë shqiptare e cila ka terrorizuar veriun e Italisë me dhjetëra vjedhje në banesa.
Gjatë hetimeve, janë zbuluar 50 vjedhje të kryera në rajone si Veneto, Emilia Romagna dhe Lombardi, me vlerë totale mbi 500,000 euro. Banditët, të cilët vepronin me një strukturë të mirëorganizuar, janë arrestuar dhe janë sekuestruar mallra të shumta, përfshirë bizhuteri, orë, çanta dhe edhe pajisje shtëpiake.
Hetimet nisën në nëntor të vitit të kaluar, duke identifikuar tre shqiptarë të dyshuar si kryesues të operacioneve kriminale.
Ndërkohë, në kërkim janë dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, ndër të cilët një 45-vjeçar shqiptar që është arrestuar, ndërsa një tjetër është ende në arrati.