-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet tenderi për rehabilitimin e hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin

Kryesoret

Qeveria synon të rehabilitojë linjën hekurudhore Rrogozhinë-Vlorë si dhe të shtojë këtë linjë me aeroportin e Vlorës në një model të ngjashëm që po aplikohet tashmë në hekurudhën Tiranë-Durrës me shtesën në Rinas.

Në një procedurë prokurimi të çelur një ditë më parë Hekurudha Shqiptare sh.a njoftoi se po kërkon një operator që do të kryejë studim projektimin për hekurudhën në fjalë.

Në objekt të kontratës është ‘Studimi dhe hartimi i projekt idesë përfundimtare për rehabilitimin e linjës ekzistuese hekurudhore Rrogozhinë – Vlorë dhe studim dhe hartimi i projekt idesë përfundimtare për lidhjen e vijës hekurudhore të aeroportit të Vlorës me hekurudhën”. Linja hekurudhore parashikohet të funksionojë për trenat me shpejtësi 120 km në orë.

Në dokumentin e termave të referencës Hekurudha Shqiptare nënvizon se “zbatimi me sukses i këtyre termave do të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm për rehabilitimin e seksionit hekurudhor (një binar) Rrogozhinë – Vlorë, dhe ndërtimin e linjës Vlorë – Aeroporti i ri i Vlorës (VIA) dhe stacionet e përfshira”.

Sa i takon shtesës së re që do të bëhet nga Aeroporti i ri në linjën në Rrogozhinë Vlorë konsulenti duhet që më në bashkëpunim me autoritetin përkatës të shqyrtojë pozicionin e stacionit hekurudhor brenda territorit të aeroportit me qëllim, ndërtimin e linjave hekurudhore, platformës së pasagjereve dhe ambienteve të punës dhe stacionit.

Po kështu të përcaktojë barrierat e nevojshme mbrojtëse, përgjatë linjës hekurudhore, në kalimet në nivel dhe ne stacionin e aeroportit. Lidhja me hekurudhë e aeroportit të Vlorës, i cili po ndërtohet në zonën e Akernisë do të realizohet nëpërmjet stacionit hekurudhor të Çerkovinës ose nëpërmjet zgjidhjeve të tjera teknike të përshtatshme, në linjën ekzistuese hekurudhore Fier – Vlore.

Një tjetër aspekt është projektimi i linjës hekurudhore për në Aeroportin e Vlorës për një shpejtësi të lëvizjes së trenave deri ne 120 km/ore, me kategori te linjës D4 – UIC, ngarkesa boshtore 22.5 ton/aks. Implementimi i një sistemi të sinjalizim – ndërlidhjes dhe komandimit të lëvizjes së trenave në përputhje me standarde europiane të TSI.

Nga ana tjetër rehabilitimi i hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë parashikon zëvendësimin dhe rehabilitimin e komponentëve të superstrukturës së vjetruara (traversa, cakull, ndruese, shina), me qëllim rritjen e shpejtësisë së lëvizjes së trenave deri 120 km/ore si dhe përmirësimin e kategorisë së linjës sipas UIC – D4. ( 22,5 ton/aks dhe 8 ton/ml ).

Rehabilitim i komponentëve të strukturave si ura, tunel, tombino, etj. Konsolidimi i kalimeve në nivel (propozime për reduktim të tyre duke ndërtuar rruge paralel me hekurudhën, rehabilitim dhe përmirësim të tyre si dhe një seri aspektesh të tjera të lidhura me sinjalizimin apo sigurinë./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit