Besimtarët ortodoksë në Lushnjë kanë festuar Krishtlindjen me meshën e shenjtë të mbajtur në Kishën e Shën Gjergjit.
Meshën e ka kryer At Josifi, i cili ka përshëndetur besimtarët dhe mbarë shqiptarët për këtë ditë të shënuar, duke theksuar rëndësinë e paqes dhe unitetit në këtë festë.
Besimtarët u lutën për më shumë paqe dhe begati dhe shprehen urimet e tyre për një vit të ri të mbushur me mirësi dhe dashuri për njëri-tjetrin.