Mbreti Charles ka dërguar një mesazhi mirënjohje për Krishtlindje për punonjësit e shëndetësisë që e kanë mbështetur gjatë trajtimit të kancerit. Ai ka falenderuar mjekët dhe infermierët që e kanë ndihmuar me pasiguritë dhe ankthet e sëmundjes.
“Të gjithë ne kalojmë një formë vuajtjeje në një fazë të jetës sonë, qoftë mendore apo fizike,” tha Mbreti Charles.
Gjithashtu ai pranoi ndihmën e anëtarëve të tjerë në familjen e tij me princeshën e Uellsit që u diagnostifikua me kancer këtë vit.
Ndërsa trajtimi i Mbretit Charles do të vazhdojë deri në vitin 2025, por si shenjë pozitive progresi, ai po planifikon një orar të ngjeshur vizitash dhe udhëtimesh jashtë shtetit vitin e ardhshëm, raporton BBC.