Në fjalimin e tij të Krishtlindjeve, Papa Françesku bëri thirrje për të dhënë fund luftërave dhe për fillimin e negociatavedhe të fillojnë bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë.
Ai kërkoi që të “hapet dera e negociatave” dhe përmendi nevojën për paqe përfundimtare pas muajsh vuajtjesh dhe konflikti.
Papa gjithashtu u fokusua në situatën dramatike në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Rripin e Gazës, ku theksoi se “situata humanitare është jashtëzakonisht e rëndë”. Ai bëri apel për dërgimin e ndihmave urgjente dhe një armëpushim të menjëhershëm për të lehtësuar vuajtjet e popullatës, duke kërkuar që “zhurmat e armëve të heshtin”.