Kryeministri Edi Rama ka uruar shqiptarët për festën e Krishtlindjeve në një mënyrë të veçantë, duke ndarë një postim në rrjetet sociale, ku prezanton ikonën “Krishtlindja”, punuar nga mësuesi Kostandini në shekullin XVII, nga Vithkuqi i Korçës, e cila është restauruar rishtazi.
Në mesazhin e tij, Rama e cilëson këtë ikonë si “dëshmi arti dhe besimi që prej shekullit XVII”. Ai e shoqëron urimin me fjalët “MIRËMËNGJES dhe me këtë ikonë të saporestauruar, që na vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII, ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen”.
Ikona është një pasuri kulturore dhe shpirtërore e trashëguar nga traditat e krishtera shqiptare dhe tregon angazhimin për ruajtjen e këtij pasurimi historik.