Rozana Radi ka marrë misionin e Borbardhës tek shtëpia e xhuxhave, ku janë banorët e rinj. Ajo u ka çuar herë pas here ushqim dhe madje ka patur edhe debate.
Banorët kanë diskutuar për kutitë e emergjencës dhe Gramosi ka shprehur dëshirën për të thyer kutinë që përmban 5000 euro.
Rozana e habitur me këtë veprim i ka kërkuar Gramosit të dalë nga shtëpia pasi do ja japë ajo ato lekë.
“Një njeri që vjen për 100 mijë euro dhe thyen 5000 euro, dil që tani dhe shko tek familjarët e mi merri ato lekë”- i thotë ajo.