Në Shkodër, qindra besimtarë morën pjesë në meshën e vigjiljes së Krishtlindjes, e cila u mbajt në Katedralen e Shkodrës.
Arqipeshkvi Angelo Massafra, që këtë vit celebron Krishtlindjen e fundit në detyrën e tij, udhëhoqi ceremoninë dhe theksoi rëndësinë e Jezuit si model për besimtarët.
Gjatë mesazhit të tij, Massafra ftoi besimtarët të ndjekin shembullin e dashurisë dhe solidaritetit të Krishtit, duke iu kushtuar vëmendje sfidave dhe problemeve sociale që përballon vendi ynë.
Ai kërkoi angazhim të shtuar për ndihmën ndaj atyre që janë në nevojë.