Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes, duke theksuar rëndësinë e harmonisë fetare dhe tolerancës në Shqipëri.
Spiropali mori pjesë në kremtimet e organizuara në Katedralen Katolike të Shën Palit dhe Katedralen Orthodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.
Ajo u prit nga Arqipeshkvi i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, me të cilin diskutuan për vlerat e krishtera dhe ndikimin e tyre pozitiv në shoqëri, si dashuria, miqësia, solidariteti dhe mbështetja për ata që kanë nevojë.
Elisa Spiropali: Gëzuar Krishtlindjen të gjithë shqiptarëve. Krishtlindja është një festë e bekuar dhe shumë e bukur për të gjithë besimtarët e krishterë. Por tradicionalisht është festuar nga të gjithë shqiptarët. Toleranca dhe harmonia fetare janë një pasuri e madhe e shqiptareve, e njohur botërisht dhe me te cilat ne krenohemi.
Nga kjo tolerance duhet te mësojmë te gjithë, por sidomos ne politikanët. Harmonia fetare duhet të jetë shembull edhe për politikën. Te udhëhiqemi nga dashuria, respekti e mirëkuptimi, te braktisim gjuhen e urrejtjes, te përçarjes dhe konfliktit. Mesazhi im më i ngrohtë shkon për gratë, fëmijët, për ata që kanë pamundësi.
Dashuria është vlera me e larte njerëzore dhe ajo duhet te përshkojë jetët tona. Te gjitha gjerat e kësaj jete e kane një kufi. Vetëm dashuria nuk shteron kurrë.
Kam sot një mesazh solidariteti me besimtarët, qytetaret, gratë dhe fëmijët qe Krishtlindjet i gjejnë ne lufte. Urojme qe luftërave tu jepet fund dhe paqja ta gjeje rrugën sa me shpejt. Gëzuar te gjithëve!”