Një avion i Azerbaijan Airlines me 67 persona në bord u rrëzua dje pranë qytetit Aktau në Kazakistan, ku dyshohet se është goditur gabimisht nga sistemi mbrojtës kundërajror rus. Nga incidenti, 38 persona humbën jetën, ndërsa 29 të tjerë mbijetuan.
Dëshmitarët raportuan për shpërthime dhe shenja plumbash në trupin e avionit, i cili kishte pasur vështirësi në ulje për shkak të motit të keq.
Fluturimi, që normalisht zgjat pak më pak se një orë, u vonua për mbi 2 orë e 33 minuta, me ndërprerje të transmetimit të të dhënave. Autoritetet kazake po hetojnë rrethanat e ngjarjes.