Një avion i kompanisë “Wizz Air” që u nis dje nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Bazelit u detyrua të kthehej menjëherë pas ngritjes për shkak të një përplasjeje me një tufë zogjsh.
Përplasja shkaktoi dëmtime në njërin prej motorëve të avionit, duke bërë që piloti të ndërmarrë një ulje të sigurt në aeroportin e Shkupit.
Nuk pati asnjë dëmtim te pasagjerët apo ekuipazhi gjatë incidentit.
Drejtori i M-NAV, Vladimir Risteski, njoftoi se do të nisë një hetim për të përcaktuar shkakun dhe shkallën e dëmtimeve, duke theksuar se situata të tilla ndodhin herë pas here në fluturime.
Pas hetimeve të nevojshme, do të merret vendimi për rifillimin e fluturimeve në këtë linjë.









