Instituti i Gjeoshkencave me anë të një postimi në rrjete sociale ka treguar parashikimin e motit për sot dhe nesër.
Sipas të dhënave zyrtare pritet që sot paradite dhe nesër, reshjet e dëborës të jenë të dobëta në qarqet Shkodër, Dibër, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Ndërsa në veri, lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet të jenë në formë dëbore, si dhe nesër nuk pritet reshje.
Sa i takon temperaturave minimale dhe maksimale, ato pritet të arrijnë: në bregdet: 9 / 14 °C; në vendet e ulëta: 5 / 12 °C dhe në vendet malore: 0 / 4 °C. Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në veri të vendit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit pritet të jetë e lehtë deri mesatare.