Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një 21-vjeçar, me iniciale R. B., përplasi një efektiv policie në shërbim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 në rrugën “Xhanfize Keko”, ndërsa i riu u arrestua menjëherë nga Sektori i Qarkullimit Rrugor.
Polici i aksidentuar, 30-vjeçari me iniciale S. Sh., është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autoritetet njoftuan se R. B. u arrestua për veprën penale të aksidentit në flagrancë.