Këngëtarja Tayna ka ndarë një pjesë të rrugëtimit të saj në muzikë, duke treguar edhe një ngjarje të pazakontë nga periudha e pandemisë në vitin 2020. Ajo ka rrëfyer për herë të parë momentin kur u arrestua në Zvicër gjatë kohës kur lëvizjet ishin të ndaluara për shkak të masave të emergjencës për COVID-19.
Sipas saj, në atë kohë ishte duke udhëtuar me një makinë që nuk ishte e saj dhe, pas një kontrolli nga një vajzë e doganës, ajo u ndalua dhe u pyet për vendin e origjinës dhe destinacionin e saj. Ajo tha se kishte pasur një frikë të madhe dhe nuk e dinte se çfarë mund të ndodhte më pas.
“Kam pritur 5 orë në burg, derisa erdhi policia për të më marrë në pyetje. U friksova, sepse mendova se ndoshta nuk do të më lejohej të kthehesha më në Zvicër”, shprehet Tayna, duke shtuar se kjo përvojë e kishte lënë të shqetësuar, por gjithsesi ishte një pjesë e jetës që e ka përballuar.