-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vranësira mesatare me alternime kthjellimesh, ja moti për sot

Kryesoret

Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e Enjte pritet të sjellë një përmirësim të lehtë të kushteve atmosferike në Shqipëri, falë depërtimit të masave ajrore më të thata. Moti do të karakterizohet nga vranësira mesatare deri të dendura, me alternime kthjellimesh kryesisht në ultësirën perëndimore.

Në zonat e verilindjes, priten reshje të herëpashershme shiu dhe dëbore me intensitet të ulët, ndërsa në qendër dhe jugperëndim do të ketë reshje të dobëta dhe lokale. Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare 4-12 m/s, duke u intensifikuar në lugina dhe bregdet deri në 14-22 m/s, duke shkaktuar dallgëzim të forcës 4-6 ballë në det.

Temperaturat pritet të variojnë nga -2 deri në 3°C në zonat malore, 0 deri në 13°C në ato të ulëta, dhe 5 deri në 13°C në zonat bregdetare

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit