Policia ka arrestuar Emiljano Nina.
Nina u kap me armë te dera e shtëpisë së Ilir Selmanit.
Emiljano Nina njihet gjithashtu si kushëri i Ervis Martinajt.
Ndërkohë mësohet se Nina ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe aksidente të bujshme, si ai në gusht 2023, ku me “BMW X6” fluturoi mbi digën e liqenit artificial në Tiranë.









