Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (27 Dhjetor) në aksin Elbasan-Librazhd, ku një automjet është përplasur me mbrojtësen anësore dhe është përmbysur në rrugë. Sipas informacionit të parë, nuk ka persona të lënduar, por makinë ka pësuar dëme të mëdha dhe është bërë copash pas goditjes. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit, ndërkohë që dyshohet për shpejtësi të lartë.
Ky aksident vjen pas një ngjarje tjetër të rëndë në Pajovë, duke e rritur shqetësimin për sigurinë rrugore. Nga pamjet e publikuara, duket qartë dëmi i rëndë që ka pësuar mjeti, ndërkohë që rreth tij janë grumbulluar shumë kalimtarë dhe dëshmitarë. Policia po kryen hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.