Gjykata e Fierit ka vendosur pezullimin e ushtrimit të detyrës për dy mjekë të spitalit të Fierit, pasi dyshohet se kanë neglizhuar në trajtimin e pacientit, i cili humbi jetën.
Sipas hetimeve të Prokurorisë, pacienti A.Sh. u paraqit në spitalin e Patosit dhe më pas u dërgua në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, por më vonë u kthye në Patos dhe vdiq.
Mjekët, të cilët e trajtuan, kanë mohuar të kenë pasur dijeni për rastin, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka treguar elementë të neglizhencës që ndikuan në vdekjen e pacientit. Për një mjek tjetër është vendosur masa “detyrim paraqitjeje”.