Është një ditë historike – dhe akti i fundit në dramën e koalicionit të “semaforit”… Presidenti Federal Frank-Walter Steinmeier ka shpërndarë Bundestagun e 20-të gjerman dhe ka caktuar zgjedhjet e reja në 23 shkurt, shkruan BILD.
Presidenti urdhëroi sot shpërndarjen pas rënies së koalicionit qeveritar të udhëhequr nga kancelari Olaf Scholz. Kancelari humbi votëbesimin më 16 dhjetor dhe po udhëheq një qeveri të pakicës pasi i ashtuquajturi ‘koalicion semaforik’ i tre partive ra më 6 nëntor pas shkarkimit të ministrit të financave nga detyra.